Mbi 40 milionë euro hyjnë në buxhetin e RMV-së nga TIDZ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompanitë në Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik kanë arritur nivelin më të lartë të të ardhurave, dhe kanë paguar të paktën 3 herë më shumë se sa marrin nga buxheti i shtetit, tregojnë analizat vjetore të TIDZ për vitin 2021.

Niveli i përgjithshëm i të hyrave arriti në mbi 156 miliardë denarë, që është 15.6% më shumë se në vitin 2020 dhe 5% nga niveli para pandemisë.

“Sipas këtyre shifrave, mund të konkludojmë se ekonomia, veçanërisht në Zonat e Lira, ka kapërcyer me sukses krizën e koronës, por edhe krizën globale të furnizimit me mikroçipe dhe efektet fillestare negative të krizës energjetike. Është inkurajuese që përkundër zhvillimeve globale që ndikojnë në ekonomi, kompanitë vazhdojnë të rriten”, tha Jovan Despotovski, drejtor i TIDZ, duke prezantuar analizën vjetore.

Kompanitë në TIDZ vitin e kaluar realizuan një fitim total që i kalon 100 milionë euro, që është gati 11% më i lartë se në vitin 2020-të.

Advertisement

Duke prezantuar analizën vjetore të aktiviteteve ekonomike në zonat, Despotovski informoi se ndihma e përgjithshme shtetërore e paguar për TIDZ-në vitin e kaluar ka qenë pothuajse 732 milionë denarë, ndërsa totali i pagesave nga kompanitë në buxhet vetëm në bazë të tatimit në paga dhe sigurimeve shoqërore është gati 2 miliardë denarë. Sipas analizave fillestare, në buxhetin e shtetit pritet të derdhen edhe 400 milionë denarë shtesë nga tatimi i fitimit./Telegrafi/

Mbi 40 milionë euro hyjnë në buxhetin e RMV-së nga TIDZ shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy