Mbi 697 mijë qytetarë janë rivaksinuar në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

“Janë aplikuar gjithsej 1.474.507 doza të vaksinës, ndërsa 697.847 qytetarë janë rivaksinuar.

Dje janë vaksinuar gjithsej 12.099 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.969 qytetarë.

Nga atje njoftojnë se 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 31% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Advertisement

Nga MSH thonë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja./Telegrafi/

Mbi 697 mijë qytetarë janë rivaksinuar në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy