Mbishkrimi “kërkojmë punëtor”, vërshon Çarshinë e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbishkrimet “Kërkojmë Punëtorë” i gjeni në bizneset në të gjitha qytetet e vendit, ndërsa nuk mungojnë as nëpër dyqanet e Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Për shkak të mungesës së punëtorëve në të shumtën e rasteve dyqanet në Çarshi janë të detyruar të mbyllen më herët. Sipas kreut të Esnafit të Çarshisë situatën e ka rënduar edhe më shumë fakti që nuk ka interesim për vazhdimin e zanateve.

“Kohën e fundit kemi nevojë shumë sepse kemi zgjeruar asortimente dhe ofrohemi më ndryshe dhe ka nevojë për punëtorë, ndikon shumë në atë që shkaku i mos pasjes së punëtoreve të mos punojmë deri vonë në Çarshi pasi kemi promovuar që të fillojmë herët në mëngjes dhe me ndriçimin e Çarshisë të punojmë më vonë.”(2:24) Fajin e kam nda në 50/50 sepse më herët kemi filluar që në 10 vjet të marrim zanate dhe të punojmë në Çarshi, e sot në moshën 18 vjeçare apo 20 është i ri për një familjarë e këtu fajin e la tek ne prindit që fëmijët nuk i edukojmë që puna të formon si njëri dhe të bën të jesh i gjindshëm në jetë”, deklaroi Bujar Dullovi, Esnaf i Çarshisë.

Sipas kreut të Esnafit të Çarshisë në mungesën e punëtoreve kanë ndikuar edhe pagat e ulëta.

“Pagat tona dihet që janë shumë më të ulëta se të Evropës dhe me hapjen e kufijve shijuan paga të ndryshme dhe kështu vjen de motivimi i madh i të rinjve”, u shpreh Bujar Dullovi – Esnaf i Çarshisë.

Advertisement

Edhe përskaj mungesës së punëtoreve përsëri këtë vit Çarshia e Shkupit edhe gjatë sezonit vjeshtë-dimër ka qenë më e frekuentuara qoftë nga vizitorët e vendit, qoftë nga turistët e huaj. Ndërkohë pritet që sezoni veror të jetë edhe më i begatë për bizneset e Çarshisë. /Alsat.mk

Mbishkrimi “kërkojmë punëtor”, vërshon Çarshinë e Shkupit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy