Mbrojtja e “Parcelat në Vodno” kërkon heqjen e paraburgimit për Kamçevit ose paraburgim shtëpiak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Publike sot në Gjykatën Penale të Shkupit parashtroi dëshmitë për rastin “Parcelat në Vodno”, ndërsa prokurorja Lile Stefanova filloi me prezantimin e dokumenteve të notarizuara dhe vërtetimeve për pagesa.

Në fillim të seancës së sotme gjyqësore, mbrojtja e Kamçevit kërkoi heqjen e masës së paraburgimit ose paraburgim shtëpiak.

Gjyqtari Ilija Trpkov tha se ndaj kërkesë së këtillë do të vendoset në fund të seancës gjyqësore. Kamçev para gjykatës tha se po të dëshironte të arratiset ka mundur ta bëjë për shkak se për gjashtë muaj ka pasur pasaportë duke kërkuar nga gjykata që të caktojë garanci në mënyrë të përgatisë mbrojtjen nga shtëpia e tij.

“Kisha pasaportë të vlefshme nga maji i vitit 2019 deri në nëntor të vitit 202 dhe e përdora 56 herë për udhëtime zyrtare. Herën e fundit e shfrytëzova 4 ditë para skadimit të afatit për udhëtim në Stamboll për çka e informova edhe ministrin Spasovski. Po të doja të arratisem do të arratisesha”, tha Kamçev.

Advertisement

Ai tha se edhe pse ka ofruar milionë euro garanci, mbetet në burg.

“Kërkoj nga gjykata të caktojë garancinë e nevojshme që duhet ta dorëzoj në mënyrë që ta përgatis mbrojtjen nga shtëpia”, tha Kamçev./Telegrafi/

 

Mbrojtja e “Parcelat në Vodno” kërkon heqjen e paraburgimit për Kamçevit ose paraburgim shtëpiak shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy