Mbyllet një objekt në Bit Pazar, ndalohen 15 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje në orën 21:20, u mbyll një objekt hotelierik në zonën e Bit Pazarit, gjatë të cilit u ndaluan 15 persona. Midis tyre ishte edhe një i mitur.

Të gjithë të ndaluarit janë nga Shkupi. Ata u kapën në një objekt si mysafirë. Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, në bashkëpunim me policinë, kryen një kontroll në një restorant në rrugën John Kenedy, i cili punoi pas orarit të caktuar të punës. Objekti është e mbyllur, ndërsa kundër personave do të ngrihen kallëzime penale sipas nenit 206 të Kodit Penal./Telegrafi/

Mbyllet një objekt në Bit Pazar, ndalohen 15 persona shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy