Më 5 maj do të nis gjykimi për aferën e pasaportave në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Raif Miftari, ndërmjetësi në aferën me pasaportat, edhe më tej është i pakapshëm. Policia e kërkon kurse aktiv është edhe urdhër-arresti ndërkombëtarë për të.

MBP nuk tregon nëse ka indikacione, ku mund të fshihet dhe nëse ai e ka lëshuar shtetin kur ka vendosur të arratiset. Shkurt njoftuan se nuk ka ndryshim që kur publikuan se Miftari po kërkohet edhe me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Në ndërkohë, ka përfunduar hetimi për dhënien e pasaportave maqedonase me identitete të rreme.

Për më 5 maj është caktuar gjykimi kurse ngarkohen 11 persona. Gjashtë prej tyre janë në paraburgim, për tre persona ka masë kujdesi, një person është në burgun e Shutkës për mashtrim me dhënien e lejeve të vozitjes kurse Miftari është në arrati.

Advertisement

Prokuroria më 14 prill solli aktakuzë, por shtoi se vazhdon me hetimin, nëse në dhënien e pasaportave ka persona tjerë të përfshirë.

Më 5 maj do të nis gjykimi për aferën e pasaportave në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy