Me dy doza kundër Covid-19 janë vaksinuar 4.413 persona në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar për situatën e vaksinimit kundër Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Prej 17 marsit, kur ka filluar vaksinimi në vend, deri më tani, dy doza nga vaksina kanë marrë 4.413 punëtorë shëndetësor. Prej tyre, 3.805 janë vaksinuar me Pfizer/Biontech dhe 608 me Sputnik V.

Deri më 4 prill 2021, dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 7.009 punëtorë shëndetësor, prej tyre 4.015 me vaksinën Pfizer/Biontech dhe 2.996 me Sputnik V.

Më 31 mars 2021, ka filluar edhe vaksinimi i personave mbi moshën 77-vjeçare.

Advertisement

Deri më 4 prill 2021, një dozë të vaksinës e kanë marrë vetëm 1.986 persona.

Me dy doza kundër Covid-19 janë vaksinuar 4.413 persona në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy