Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot i ka dorëzuar “Çelësin e Qytetit” ministrit të mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Sot kisha nderin që ta pres dhe t’ia dorëzojë mirënjohjen më të lartë “Çelësin e qytetit”, ministrit të mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Armend Mehaj.

Biografia e ministrit Mehaj është mbresëlënëse, ai është profesionist i dëshmuar dhe ndjehem krenar që në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, t’ia ndaj “Çelësin e qytetit”.

“Çelësi i qytetit” ndahet për personat që kanë ndikim në shoqëri, e unë shpresoj që z. Mehaj sa më shpesh ta vizitojë qytetin e Gostivarit dhe gjithmonë të lobojë për t’i sjellë të mira Gostivarit dhe qytetarëve të tij”, theksoi Taravari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri i Mbrotjes së Kosovës, Armend Mehaj tha se të mbash çelësin e Komunës ka një domethënie të madhe. Kjo për mua paraqet një privilegj, por njëherit edhe obligim moral dhe kombëtar që Gostivarin gjithnjë ta kem në mendje dhe zemër në aktivitetet e mija derisa të jem.

“Me kënaqësinë më të madhe kam pranuar ftesën për të qenë mysafir i juaji sot. Të nderohem me këtë titull ka qenë ëndërr e imja gjithmonë, ndërsa sot është realitet që më gëzon.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut sot më nderuan dhe respektuan, veçanërisht çmoj shumë vlerësimin dhe kontributin e kryetarit Arben Taravari, si mjek, profesor dhe politikan”, tha Mehaj. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mehaj merr “Çelësin e Qytetit” të Gostivarit shkruan Telegrafi.