Mexhiti: Instalimi i përshpejtuesit të ri po ecën mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Po punohet intensivisht për përmirësimin e kushteve për pacientët në Klinikën Universitare për Onkologji dhe Radioterapi, dhe si pjesë e këtij procesi është edhe rikthimi në funksion i sistemit KATO për dozimin dhe kontrollin e terapisë së pacientëve, theksoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, gjatë vizitës së sotme në KUOR.

“Dua tju informoj se pak ditë më parë kemi përfunduar konsultimet e fundit të ekspertëve me përfaqësues të KATO-s, para shpalljes së tenderit të kërkuar për rikthimin në funksion të këtij sistemi.

Sistemi KATO do të rikthehet në funksion me mjetet e siguruara nga ribalanci i buxhetit dhe me vënien e tij në funksion do të sigurojmë dozimin e saktë, ruajtjen e sigurt të citostatikëve dhe mbrojtje afatgjatë nga keqpërdorimet e mundshme”, theksoi Mexhiti.

Gjatë vizitës, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë, Mexhiti pa nga afër se si po shkon procesi i instalimit të akseleratorit të ri, i cili sipas dinamikës së paraparë, që përfshin fazat e instalimit të sistemit, matjet, kalibrimin dhe modelimin e sistemit, pritet të vihet në përdorim për rreth tre muaj.

Advertisement

“Pas instalimit të akseleratorit të ri që është blerë 7 vite më parë, kjo klinikë do të ketë në dispozicion 4 akseleratorë për nevojat e pacientëve me sëmundje malinje. Është e rëndësishme që opinioni të dijë se për momentin Klinika e Onkologjisë dhe Radioterapisë ka krijuar një sistem të ri pune që është ngritur në mënyrë që çdo pacient të marrë terapinë e duhur, sipas protokolleve klinike të përditësuara, udhëzimeve për diagnostikimin dhe trajtimin e duhur për monitorimin e pacientëve me sëmundje malinje të verifikuar”, theksoi Mexhiti.

Mexhiti nga Klinika e Onkologjisë dhe Radioterapisë u ka dërguar mesazh të qartë pacientëve që të jenë të qetë, të kenë besim te punonjësit shëndetësorë, duke siguruar që secili pacient të marrë terapinë dhe mbështetjen e duhur për luftimin e kancerit./Telegrafi/

Mexhiti: Instalimi i përshpejtuesit të ri po ecën mirë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy