Mexhiti- Ljashko: Maqedonia e Veriut ofron ndihmë dhe mbështetje për mbrojtjen e popullatës civile në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Dr. Fatmir Mexhiti zhvilloi një video-konferencë me Ministrin e Shëndetësisë së Ukrainës Viktor Ljashko.

“Ministri ukrainas shprehu mirënjohje për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetjen humanitare për Ukrainën. Ljashko theksoi se me rëndësi të madhe për qytetarët e Ukrainës është kontributi në kujdesin shëndetësor, si dhe ndihma humanitare, e cila i është dhuruar Ukrainës nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut në disa raste në periudhën e kaluar”, informuan sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndihma humanitare nga Maqedonia e Veriut përbëhej nga barna dhe pajisje mjekësore, medikamente dhe antibiotikë

Ministri Mexhiti theksoi se Maqedonia e Veriut gjithmonë di të ofrojë ndihmë dhe mbështetje në mbrojtjen e popullatës civile dhe të jetë humane dhe solidare në momentet më të vështira.

Advertisement

Bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin midis vendeve në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Partneritetit Mjekësor, i cili zbatohet nën kujdesin e Zonjës së Parë të Ukrainës Olena Zelenski, me qëllim krijimin e një partneriteti efektiv midis institucioneve shëndetësore të Ukrainës dhe vendeve të huaja.

Në video takim u shkëmbyen mendime edhe për bashkëpunimin e institucioneve shëndetësore mes dy ministrive të shëndetësisë, të cilat do të konsistonin në shkëmbimin e përvojave mbi sfidat aktuale në fushën e kujdesit shëndetësor.

Mexhiti- Ljashko: Maqedonia e Veriut ofron ndihmë dhe mbështetje për mbrojtjen e popullatës civile në Ukrainë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy