Mickoski: Do të votojmë ndryshimet kushtetuese, nëse ato janë efektive pas anëtarësimit në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Largimi i BDI-së, nga Qeveria, është kushti i parë, që OBRM-PDUKM të bëhet pjesë e Qeverisë gjithëpërfshirëse. Kështu ka deklaruar kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hriustijan Mickoski, i cili ka thënë se ata dëshirojnë “ta çlirojnë Maqedoninë nga BDI”.

“Ne thamë kemi kushte, kushti i parë është që përfundimisht Maqedoninë ta çlirojmë nga BDI, nuk ka nevojë që të jetë pjesë e asaj, kushtimisht thënë, Qeverie të përkohshme. Dhe unë e përshëndes veprimin e Bujar Osmanit që e pranoi këtë në emrin e BDI-së, që mos të jenë pjesë e Qeverisë së përkohshme deri në zgjedhje, më pas qytetarët do të tregojnë nëse do të jenë ose nuk do të jenë në ndonjë qeveri të ardhshme”, tha Mickoski.

Ai ka shtuar se ata do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, nëse ato do të jenë efektive kur vendi të bëhet pjesë e BE-së.

Mickoski: Do të votojmë ndryshimet kushtetuese, nëse ato janë efektive pas anëtarësimit në BE shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy