Mickoski falënderon Szijjarton për vaksinat e dhuruara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski realizoi takim me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto në të cilin, siç njoftojnë nga partia e tij, Mickoski ka falënderuar për ndihmën që Hungaria e ka dhënë për Maqedoninë gjatë krizës me pandeminë.

“Ai falënderoi edhe për donacionin e vaksinave kundër coronavirusit, që pas ndihmës së shtetit fqinj verior, është donacioni i dytë nga shtet mik i Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Dy bashkëbiseduesit, sipas njoftimit, ka biseduar edhe për nisjen e bisedimeve për anëtarësim mes RMV-së dhe BE-së.

Ndryshe, sot 10 mijë doza të vaksinave “AstraZeneca” arritën në Shkup si donacion nga Hungaria./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski falënderon Szijjarton për vaksinat e dhuruara shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy