Mickoski: Fitorja në raundin e parë të zgjedhjeve lokale do të thotë formim i një qeverie të re

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Unë shpesh flas dhe do ta shfrytëzoj këtë mundësi për ta përsëritur, këto janë zgjedhje lokale për komunën dhe qytetin e Shkupit, por në të njëjtën kohë ato janë zgjedhje që vendosin se në çfarë vendi dëshironi të jetoni. Fitorja më 17 tetor në raundin e parë të opozitës të udhëhequr nga OBRM-PDUKM nënkupton një qeveri të re, do të thotë rënie të kësaj qeverie kriminale midis dy raundeve, tha sonte nga lagjja e Shkupit Gjorce Petrov, udhëheqësi i kësaj partie, Hristijan Mickoski.

Ai shtoi se njerëzit janë ngopur me mashtrimet dhe gënjeshtrat dhe politikanët e rremë që dalin nga ai moçal politik, me një qëllim për t’i shërbyer atyre politikanëve nga tranzicioni që kanë grabitur këtë popull për 30 vjet.

“Le të mos lejojmë që opozitarët e rremë të ndajnë bllokun opozitar, të mos lejojmë që njerëzit të mashtrohen si shumë herë më parë, tha Mickoski./Telegrafi/

Mickoski: Fitorja në raundin e parë të zgjedhjeve lokale do të thotë formim i një qeverie të re shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy