Mickoski: Janakieskit po i bëhet padrejtësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, konsideron se nuk ka drejtësi për ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve dhe anëtar të partisë së tij, Mile Janakieski, i cili është dënuar për disa raste.

“Për të pasur drejtësi, MPB-ja të vijë në seancën e Qeverisë dhe t’i mbledhë të gjithë dhe t’i çojë në burgun e Idrizovës. Kjo që po ndodh me Mile Janakieskin është një padrejtësi. Kur kanë nevojë për përqendrim dhe vëmendje, ata arrijnë te Mile dhe kjo ndodh përsëri.

Absolutisht mbështetje e plotë për familjen e Miles. E di që është njeri i fortë dhe do të durojë”, tha sot Mickoski nga komuna e Karbincit.

Janakieski dje është dërguar në “Idrizovë” ku duhet të vuajë dënimin me burg prej tre vjet e gjysmë për rastin “Titanik”. Ai ishte në paraburgim për herë të parë në burgun e “Shuto Orizares” në nëntor të vitit 2018, menjëherë pas arratisjes së Nikolla Gruevskit në Budapest, për shkak të rrezikut për arratisje./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski: Janakieskit po i bëhet padrejtësi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy