Mickoski: Jemi konsultuar me përfaqësuesit e lartë të BE-së për dështimin e reformave, nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Biseduam për gjendjen aktuale në Maqedoni, nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit, promotori kryesor i të cilit është Qeveria e BDI-së e mbështetur nga partneri më i vogël i koalicionit LSDM. Pastaj folëm për dështimin e reformave, për të gjitha të këqijat që po ndodhin në arsim, shëndetësi, gjendjen e keqe të fermerëve”.

Këtë e tha kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, pas takimeve në Bruksel me përfaqësuesit e lartë të BE-së. Mickoski ka treguar se si OBRM-PDUKM janë konsultuar me përfaqësuesit evropianë për zgjidhje të mundshme.

“Ne u konsultuam me njerëzit, përfaqësuesit e lartë të BE-së, me njerëzit e Parlamentit Evropian për zgjidhjet e mundshme që duhet të marrë qeveria e ardhshme e OBRM-PDUKM-së për t’i zgjidhur këto probleme reale”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se fokus i veçantë në bisedime është vënë te korrupsioni.

Advertisement

“Ne i kushtojmë një fokus të veçantë nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit në vend dhe sesi duhet të vendosë ligji. “Sot kemi një vend ku shohim se si sundojnë bandat e mbrojtura nga politikanët kriminalë dhe ligji sundon më së paku në Maqedoni”, theksoi Mickoski.

The post Mickoski: Jemi konsultuar me përfaqësuesit e lartë të BE-së për dështimin e reformave, nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy