Mickoski kërkon lirimin e të dënuarve për “27 prillin: Ata janë qytetarë të ndershëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mickoski kërkon lirimin e të dënuarve për “27 prillin: Ata janë qytetarë të ndershëm

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski bashkërisht me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikolloski, sekretarin e Përgjithshëm, Gjorgjija Sajkovski, deputetët Ane Lashkoska, Vllado Misajllovski dhe Bojan Stojanoski u bashkëngjit në protestën ku kërkohet lirimin i të dënuarve për ngjarjet e 27 prillit.

“Japim mbështetje dhe kërkojmë lirimin e mbrojtësve të Kushtetutës, ata nuk mund të jenë terroristë, ata janë qytetarë të ndershëm të këtij vendi”, shkroi Mickoski në “Facebook”.


OBRM-PDUKM sot do të merr pjesë në protestën për lirimin e të dënuarve të 27 prillit

Advertisement

Në marshin protestues dëgjohen këngë nacionaliste maqedonase, ndërsa mund të lexohen edhe parrollat “Liri për patriotët maqedonas”, “Liri për Goran Angllov”, “Liri për Igor Jug”.

Ndryshe, në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, me 211 vite burg morën 16 të akuzuar, ndërsa në shkurt të këtij viti, Gjykata e Apeli i uli dënimet në 188 vite burg për të akuzuarit./Telegrafi/


LSDM: OBRM-PDUKM sot do të protestojë në mbrojtje të dhunësLSDM: OBRM-PDUKM sot do të protestojë në mbrojtje të dhunës

Advertisement

Mickoski kërkon lirimin e të dënuarve për “27 prillin: Ata janë qytetarë të ndershëm shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy