Mickoski kërkon që kryesuesi i këshillave komunalë në Tetovë dhe Gostivar të jenë maqedonas

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistën e tij për “Fokus“, thotë se nëse partitë politike shqiptare nëse dëshirojnë mbështetjen e OBRM-PDUKM-së do të duhet të respektojnë dinjitetin e maqedonasve dhe bashkësive më të vogla etnike.

“Më e pakta që mund të kërkojmë nga partneri ynë i ardhshëm, i cili kërkon mbështetjen për kryetar komune në këto mjedise të përziera, është që t’i respektojë maqedonasit dhe bashkësitë etnike të tjera më të vogla. Për ta parë këtë në vepër, më e pakta është që mund të dakordohemi është që kryesuesi i Këshillit Komunal të jetë i bashkësisë së dytë që në Gostivar dhe Tetovë duhet të jetë maqedonas”, u shpreh Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se ka biseduar me partitë opozitare shqiptare për këtë çështje.

Ndryshe, kryesuesit e Këshillave Komunal në Komunën e Tetovës dhe Gostivarit janë shqiptarë, ndërsa zgjedhjet e ardhshme lokale pritet të mbahet në pjesën e dytë të tetorit./Telegrafi/

Advertisement

 

Mickoski kërkon që kryesuesi i këshillave komunalë në Tetovë dhe Gostivar të jenë maqedonas shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy