Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare: Janë drita në fund të tunelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, edhe atë të mbahen sa më parë. Kërkesën e tillë, ai e arsyeton me krizën që sipas tij, do ta kaplojë Maqedoninë.

Ai pret të ketë rritje të pasojave nga koronavirusi, pasi siç tha, konfirmim për këtë janë viktimat nga COVID-19. Kurse për integrimin në BE, Mickoski tha se edhe nëse fillojnë negociatat, duhet të ketë reforma konkrete në institucione, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këto janë arsyet të cilat thonë se duhet të ketë vendime të rëndësishme këtë periudhë. Populli tha që nuk beson se Qeveria mund të menaxhojë me këto pasoja. Jo vetëm që legjitimiteti është vendosur në pikëpyetje, por edhe motivimi i Qeverisë për t’u përballur me këto çështje. Në këtë moment, zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e shpejta parlamentare”, tha mes tjerash Mickoski.

Ai shtoi se nëse nuk ka zgjedhje të parakohshme, do të vazhdojë krimi, korrupsioni dhe institucionet joefikase./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare: Janë drita në fund të tunelit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy