Mickoski: Kjo Qeveri është e paaftë të organizojë regjistrim të popullsisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së thotë se Qeveria është e paaftë që të organizojë regjistrimin e popullsisë.

Sipas tij ka pasur disa pengesa në sistem dhe se është mundur që të regjistroeht secili me të dhëna të rreme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“U dëshmua se nga diaspora mund të regjistrohet secili qytetarë që jeton në Maqedoni, dhe kjo dëshmon se Qeveria e Zaevit si për gjithçka, janë të paaftë që që të zbatojnë një proces të tillë”, shkruan Mickoski.

Mickoski shkruan se nuk do të befasohet nëse regjistrohen dhjetëra miliona mërgimtarë nga disaspora.

Advertisement

“Regjistrimi në Maqedoni është caktuar të fillojë më 1 prill. Ajo që ndodh me regjistrimin e diasporës në mënyrë elektronike, ashtu siç propozuam, por edhe atëherë edhe tani kërkojmë që të fillojë pasi të vendoset siguria në sistem”, shkruan Mickoski.

Ai thotë se deri më 1 prill ka mundësi që të propozojnë ligj për anulimin e Ligjit për regjistrim dhe se deri tani janë mbledhur mbi 100 mijë nënshkrime për anulimin e këtij ligji./Telegrafi/

Mickoski: Kjo Qeveri është e paaftë të organizojë regjistrim të popullsisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy