Mickoski: Kovaçevski mund të bëjë tatuazh në ballë dygjuhësinë, nuk do befasohesha

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për “Kanal5” foli për dekretin e Qeverisë me të cilën mundësohet që uniformat e policisë të jenë edhe në gjuhën shqipe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se është i befasuar nga një vendim i tillë, ndërsa me ironi tha se kryeministri Kovaçevski mund të bëjë edhe një tatuazh në ballë në dygjuhësi.

“Kovaçevski mund të bëjë tatuazh në ballë në dy, tre apo katër gjuhë dhe nuk më befason. Do të isha befasuar në ndërtojnë fabrika të reja, të hapin vende të reja të punës, të kenë rritje ekonomike, të kenë më shumë para. Po të mos kishte skandale, do të isha i befasuar nëse bëjnë diçka të mirë.

Sa autobusë kanë penguar që të largohen nga Strumica, Vinica, Tetova dhe Gostivari? Të rinjtë që largohen nga vendi, kjo me intereson, të kemi fabrika që mundësojnë hapjen e 500-600 vende të reja të punës”, tha Mickoski./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski: Kovaçevski mund të bëjë tatuazh në ballë dygjuhësinë, nuk do befasohesha shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy