Mickoski mbledh partnerët e koalicionit, merr mbështetje për të filluar negociatat për Qeverinë e re

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ka takuar Kryetarët e partive që janë pjesë e koalicionit “Maqedonia Jote”.

Siç thuhet në një komunikatë partiake, është konstatuar se koalicioni ka arritur rezultat të suksesshëm dhe historik që krijon përgjegjësi për përmbushjen e pritjeve të qytetarëve.

Mickoski ka marrë mbështetje nga kryetarët e partive të koalicionit për të nisur negociatat për qeverinë e re.

Sipas konkluzave të takimit, negociatat duhet të zhvillohen në bazë të postulateve për zhvillim ekonomik të Maqedonisë, luftës së pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit dhe integrimeve evropiane në bazë të parimeve dhe vlerave.

Advertisement

Mickoski mbledh partnerët e koalicionit, merr mbështetje për të filluar negociatat për Qeverinë e re shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy