Mickoski: Nëse Zaev deri ora 14:00 nuk dorëzon dorëheqjen, do të fillojmë procedurat për votë-besimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski sot realizoi takim me kryetarët e sapozgjedhur të komunave që vijnë nga partia e tij. Me këtë rast ai u shpreh se do të kërkoj që të realizohen të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

Mickoski sot para mediave gjithashtu foli edhe për rrëzimin e qeverisë së Zaevit ku tha se ata do të presin deri nesër në orën 14:30 që Zaev ta dorëzoj dorëheqjen në Kuvend, ndërsa shtoi se në të kundërtën, ata në orën 14:30 do të dorëzojnë nënshkrimet për votim të mos-besimit të Qeverisë LSDM-BDI.

“Do të jem si zakonisht, preciz. Deri në orën 14:30 presim dhe më pas do ta nisim procedurën për votimin e besimit të qeverisë, nëse më parë nuk e mban premtimin Zoran Zaev”, tha Mickoski.

Ai tha se fillimisht duhet të rrëzohet kjo qeveri dhe më pas, do të vijnë procedurat tjera.

Advertisement

Mickoski poashtu ka mohuar raportimet se deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi është ankuar për keqpërdorim të nënshkrimit të tij dhe se do ta tërheqë atë.

“Nënshkrimi i Skender Rexhepit qëndron në iniciativën për ndryshimin e kësaj qeverie dhe besoj në ndershmërinë dhe sinqeritetin e tij për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar”, tha Mickoski./Telegrafi/

Mickoski: Nëse Zaev deri ora 14:00 nuk dorëzon dorëheqjen, do të fillojmë procedurat për votë-besimin shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy