Mickoski: OBRM-PDUKM mbështet protestat për të dënuarit e 27 prillit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski u shpreh se partia e tij mbështet protestën për të akuzuarit e 27 prillit që do të mbahet më 29.05.

“OBRM-PDUKM ka qëndrim preciz për këtë çështje. Bëhet fjalë për persona të cilët padrejtësisht janë akuzuar dhe cilësuar si terroristë. Kjo është turp për sistemin gjyqësor”, tha Mickoski.

Ai shtoi se partia e tij nuk është organizatore e këtyre protestave, por do t’i mbështesë protestat të cilat për qëllim përfundimtar kanë drejtësinë dhe mundësinë që secili ta dëshmojë pafajësinë e tij.

“Normalisht nëse ka dëshmi për kryerjen e ndonjë vepre penale ose shkelje të ligjeve, atëherë autoritetet gjyqësore duhet të gjykojnë dhe të vazhdojnë”, tha Mickoski.

Advertisement

Ndryshe, partia e tij më herët iu bashkëngjit protestës së parë ku u kërkua lirimi i terroristëve të dënuar për hyrjen e dhunshme në Kuvend./Telegrafi/

Mickoski: OBRM-PDUKM mbështet protestat për të dënuarit e 27 prillit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy