Mickoski para ambasadorit kanadez: Raporti i KE-së thekson se nuk ka luftë kundër krimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, pati një takim me Giles Norman, ambasador i Kanadasë në Maqedoni, me të cilin biseduan për të gjitha çështjet aktuale sociale dhe politike.

Mickoski i tha ambasadorit se në Raportin e KE-së theksohet gjithçka që OBRM-PDUKM ka thënë me vite, përkatësisht se Maqedonia po zhytet në korrupsion, se nuk ka luftë kundër krimit dhe se qeveria është praktikisht lehtësuese, në vend që të sanksionojë fenomene të tilla.

Lideri i opozitës theksoi përkushtimin e OBRM-PDUKM-së për hyrjen e Maqedonisë në BE, bazuar në barazinë dhe respektimin e parimeve dhe jo diktateve.

Njëkohësisht, ai falënderoi për mbështetjen që marrim nga Kanadaja si shtet, por shprehu shpresën se do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Advertisement

Mickoski para ambasadorit kanadez: Raporti i KE-së thekson se nuk ka luftë kundër krimit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy