Mickoski pas zgjedhjeve: Fitore dhe përgjegjësi e madhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, pas përfundimit të zgjedhjeve, tha se kanë fituar dhe se pas kësaj vijon përgjegjësia.

Ai është deklaruar në rrjetet sociale, ku edhe ka falënderuar qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Populli është përcaktuar. Shpresa ka lindur. Për çdo person në Maqedoni. Së bashku për të ardhme të re. Fitore dhe përgjegjësi e madhe. Ju falënderoj populli i Maqedonisë”, ka shkruar Mickoski.

Më herët deputeti i kësaj partie, Mile Lefkov, tha se partia akoma nuk i di rezultatet, por në rrjetet sociale kanë parë mbështetje të madhe nga qytetarët. Ai gjithashtu tha se janë regjistruar presione dhe parregullsi./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski pas zgjedhjeve: Fitore dhe përgjegjësi e madhe shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy