Mickoski për pjesëmarrjen në protesta: Ne kërkojmë vetëm drejtësi, nuk e mbështesim dhunën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, nuk dëshiroi ta komentojë deklaratën e Zoran Zaevit, në lidhje me pjesëmarrjen në protestat për lirimin e të dënuarve për ngjarjet e 27 prillit.

Mickoski tha se ata mbështesin drejtësinë dhe në asnjë rast nuk mbështesin dhunën, duke kërkuar që të gjithë të dënuarit të gjykohen nga fillimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ajo që unë si person e mbështes pa kusht është drejtësia dhe luftën ndaj padrejtësisë, e cila këto katër vitet e fundit është bërë më e pranishme në Maqedoni. Ajo që ne mbështesim është drejtësia dhe në asnjë rast nuk mbështesim dhunën”, tha Mickoski.

I pyetur nëse OBRM-PDUKM do të del në protesta edhe më tej, ai tha se për këtë do të vendosin pas festës së Pashkëve dhe Bajramit.

Advertisement

“Nëse shikoni rastet me personat e dënuar për terrorizëm, ndoshta Maqedonia është shteti i vetëm me më shumë terroristë në botë që janë të burgosur. Do të shihni se gjykatësi që shqiptoi këto dënime drakonike, është sikur të jep provim me gojë. Ne kërkojmë drejtësi, asgjë më shumë”, tha Mickoski.

Ndryshe, të dielën u mbajtën protesta në të cilat mori pjesë edhe Hristijan Mickoski, e në të cilat u kërkua lirimi i të dënuarve për ngjarjet e 27 prillit./Telegrafi/

Mickoski për pjesëmarrjen në protesta: Ne kërkojmë vetëm drejtësi, nuk e mbështesim dhunën shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy