Mickoski: Procesi i regjistrimit u politizua që në fillim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot tha se kjo garniturë nuk ka kapacitet për ta realizuar procesin e regjistrimit.

Duke komentuar qëndrimet e drejtorit të Entit Shtetëror për Statistika, Mickoski tha se po ndodh ajo që ai më herët e ka paralajmëruar.

“Që në momentin e parë procesi i regjistrimit u politizua. Që në fillim kam thënë se ky është një marrëveshje politike, ja akoma pa filluar ky proces ata e vulgarizuan dhe pastaj habiten se pse njerëzit nuk u besojnë. Për këtë arsye duhet të largohen. Duhet të luftojmë bashkë që në zgjedhjet e ardhshme t’i largojmë, me këta njerëz nuk ka ardhmëri”, tha Mickoski.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë është planifikuar për në prill./Telegrafi/

Advertisement

 

Mickoski: Procesi i regjistrimit u politizua që në fillim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy