Mickoski: Propozimi francez është fitore për Bullgarinë, nuk promovon asnjë vlerë evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski ka komentuar procesin e vazhduar negociator ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë për propozimin francez.

Sipas tij, propozimi francez nuk promovon asnjë vlerë evropiane.

“Kërkesat e Sofjes zyrtare janë aq maksimaliste sa që edhe ata që janë aty këto 2-3 ditë dhe negociojnë në emër të qytetarëve, nuk dinë se për çfarë negociojnë. Ato kërkesa nuk janë të pranueshme sepse janë aq maksimaliste saqë janë realisht jashtë logjikës së shëndoshë dhe jashtë të gjitha vlerave evropiane”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një intervistë televizive.

“Ky propozim i fundit është absolutisht asimetrik dhe është 100-0 në favor të fqinjit tonë lindor.Edhe pse duhet të jemi realist, ai propozim nuk do të ishte në tavolinë nëse dikush nuk do ta kishte pranuar më parë atë propozim”, tha Mickoski.

Advertisement

Mickoski shtoi se “nëse kishte njohuri, Kovaçevski, qoftë Osmani apo dikush tjetër rreth atyre kushteve, të jenë realist dhe nuk do të lejojnë që administrata e BE-së apo vendi që kryeson të vendosë një propozim të tillë në tavolinë pa marrë pëlqimin e palëve që negociojnë. Qeveria pastaj u ankua se nuk e dinte propozimin dhe se nuk e kishte marrë ende atë propozim, ndërsa më pas doli se në fakt ata kishin negociuar për disa muaj. Rrëfimet se ai nuk është pranuar janë vetëm për shkak se doli populli, se doli OBRM-PDUKM-ja dhe se ne u deklaruam kundër propozimit francez”.

Mickoski apeloi deri te mediat që të hetojnë negociatat sekrete, sepse sipas informacioneve të partisë, Meto Belevski dhe Agnesa Rusi kanë qenë ditët e fundit në Sofjen zyrtare për të negociuar protokollin.

Mickoski konstatoi se qëndrimi i partisë është i qartë dhe i saktë dhe se nuk ka negociata për gjuhën, asnjë fusnotë nuk është e pranueshme as për OBRM-PDUKM-në si parti politike dhe as për atë si lider të partisë.

Mickoski: Propozimi francez është fitore për Bullgarinë, nuk promovon asnjë vlerë evropiane shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy