Mickoski takoi Vuqiçin: “Mini-schengeni” s’duhet të shihet si alternativë për BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i OBRM-PDUKM-së opozitare, në Beograd ka realizuar takim me presidentin serb, njëherë liderin e PPS-së, Aleksandar Vuqiç.

Në takim është biseduar për bashkëpunim mes partive simotër nën suaza të EPP-së si dhe për iniciativën e “Mini-Schengenit”.

“Vuçiq dha mbështetje për pozicionet për zhvillimin e bashkëpunimit dhe misqësisë, si dhe për nismën “Mini-Schengenit”, e cila nuk duhet parë si një alternativë ndaj Bashkimit Evropian, por si një mënyrë për të kapërcyer barrierat për vendet në zhvillim”, ka shkruar Mickoski.

Ndryshe, para disa ditësh, Vuçiqi së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, qëndruan për vizitë në Shkup, ku edhe realizuan takimin në kuadër të iniciativës “Mini-Schengen”./Telegrafi/

Advertisement

 

Mickoski takoi Vuqiçin: “Mini-schengeni” s’duhet të shihet si alternativë për BE-në shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy