Mickoski: Të votojmë për një njësinë zgjedhore në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, nesër, menjëherë le ta vendosin në rendin e ditës pikën për një njësi zgjedhore brenda Kuvendit dhe për atë pikë të gjithë së bashku me konsensus ta miratojmë atë pikë, tha lideri i OBRM-PDKM-së Hristijan Mickoski.

“Që të kalojë nuk ka nevojitet patjetër të ketë konsensus, ka parti politike që janë kundër, ato që janë aty ta miratojnë këtë ndryshim për një njësi zgjedhore që praktikisht është edhe kërkesë e partive më të vogla. Nuk ishin OBRM-Popullore e Georgievskit, PLD e Milevskit, Lidhja Demokratike e Trajanovit dhe të tjerët që kërkuan një njësi zgjedhore, ndërsa kjo është, me sa di unë, marrëveshje për koalicion me LSDM-n”, thotë Mickoski.

Për shkak se LSDM-ja aktualisht po taktizon, shtoi ai, tani nuk dihet nëse do të qëndrojë prapa këtyre partive.

“A do të qëndrojë BDI pas? Këtu ne si OBRM-PDUKM themi se është e thjeshtë, le të miratojë Kuvendi atë që duan këto parti, të ketë një njësi zgjedhore, zëri i qytetarit të peshojë njësoj kudo dhe pastaj nuk ka problem do të formojmë një grup punues që së bashku me Tupançevskin do të punojë në ndryshimet në Kodin zgjedhor dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”, tha Mickoski./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski: Të votojmë për një njësinë zgjedhore në Kuvend shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy