Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarin Vlado Misajlovski dhe sekretarin ndërkombëtar Stefan Andonovski, takuan komisionerin e Komisionit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në takim, presidenti Mickoski theksoi se Maqedonia ka bërë shumë lëshime për të arritur interesin e saj strategjik kombëtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Negociatat e Maqedonisë me BE-në duhet të fillojnë menjëherë, pa kushte shtesë nga asnjëra palë. Në takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend, si dhe për dinamikën e realizimit të projekteve të financuara nga fondet IPA në disa prej komunave”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Varhelyi gjatë ditës u takua me trojkën qeveritare, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, zv. kryeministrin për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministrin e Jashtëm Bujar Osmani./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mickoski-Varhelyi: Maqedonia duhet të fillojë menjëherë negociatat me BE-në shkruan Telegrafi.