Mickovski: Zaevi dëshiron ta fshijë emrin Republika e Maqedonisë nga letërnjoftimet, për ne kjo është e palejueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM e mbështet atë që përkatësia etnike të qëndrojë në letërnjoftime, ndërsa nuk e mbështet atë që emri Republika e Maqedonisë të ndryshohet me mbiemrin e ri, deklaroi sot lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski në një intervistë për Radion Maqedonase.

“Populli maqedonas gjatë gjithë jetës ishte mjet i asimilimit, i mohimit, i nënshtrimit, i terrorit nga ana e shumë sunduesve, por gjithë këtë e ka përjetuar edhe sot kur një njeri që është pjesë e popullit maqedonas me të gjitha nënshtrimet, me të gjitha fshirjet, me të gjitha mohimet të cilat ua shkaktoi popullit maqedonas, dëshiron që plotësisht ta fshijë, ne këtë nuk guxojmë ta lejojmë dhe duhet të luftojmë deri në momentin e fundit që në letërnjoftimet të qëndron kombi ynë, kombi maqedonas se ne jemi maqedonas. Kjo është ajo që OBRM-PDUKM-ja e mbështet. E çka nuk mbështet? Nuk mbështet ndryshim të emrit Republika e Maqedonisë me emrin me mbiemrin e ri të cilin në mënyrë të dhunshme Zoran Zaevi e solli. Dhe në fund të ditës në atë mënyrë të dhunshme siç e miratoi ka afat prej pesë viteve që e njëjta gjë të zbatohet në dokumentet të cilat janë identifikimi ynë dhe në dokumentet e udhëtimit”, tha Mickovski.

Shihni të gjitha dokumentet të cilat janë dhënë sipas parimeve të reja, shtoi lideri i OBRM-PDUKM-së, shihni certifikatat e lindjes nga libri amë i të lindurve – ka dy vija të pjerrëta dhe në fund shkruan se jemi qytetar të shtetit me mbiemrin e ri.

“Ja ky është ai komb i ri të cilin e dëshirojnë Zoran Zaevi dhe LSDM-ja që ta zbatojnë në Maqedoni dhe për fat të keq gjejnë mbështetës anësorë në opozitë të cilët normalë duhet ta rregullojnë të gjithë atë që iu ishte siguruar para zgjedhjeve, e gjithë logjistika dhe të gjitha resurset që të t’i shkaktojnë dëm OBRM-PDUKM-së”, konsideron Mickoski.

Advertisement

Sipas tij “koalicioni ndërmjet LSDM-së dhe Besë-s është në këmbë të qelqta, ndërsa si një nga shkaqet është mosrespektimi i marrëveshjes juridike ndërmjet liderëve të partnerëve të koalicionit të LSDM-së dhe Besës, si dhe se pasi ishte qortuar nga një diplomat i huaj Zoran Zaevi është tërhequr nga një për çka janë marrë vesh.

Mickoski theksoi se OBRM-PDUKM-ja ka filluar me procedurën institucionale për anulimin e ligjit për regjistrim, por nga ana e spikerit të Kuvendit nuk ishte pranuar, duke shtuar se hapat e ardhshëm do të fillojnë tashmë këtë fundjavë.

“OBRM-PDUKM-ja filloi procedurë institucionale kuvendore për parashtrimin e ligjit për anulimin e ligjit për regjistrim. Për fat të keq i njëjti nuk ishte pranuar nga spikeri i parlamentit. Në ditët në vijim, partia do të dalë me konferencë për media me të cilën do t’i kumtojë hapat e ardhshëm, ndërsa hapat e ardhshëm do të fillojnë tashmë këtë fundjavë dhe do të zgjasin në periudhën që vijon dhe e gjithë kjo në fund do të përfundojë përsëri me parashtrimin e iniciativës ligjore në kuadër të Parlamentit për anulimin e ligjit për regjistrim”, theksoi Mickoski.

Mickovski: Zaevi dëshiron ta fshijë emrin Republika e Maqedonisë nga letërnjoftimet, për ne kjo është e palejueshme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy