Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë dhe Çekisë vizitojnë Shkupin dhe Tiranën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrat e jashtëm të Austrisë, Sllovenisë dhe Republikës së Çekisë do të vizitojnë Shkupin dhe Tiranën këtë fundjavë.

Ministri i Jashtëm austriak Aleksander Schalenberg po vjen në një përpjekje për të vazhduar përpjekjet e qeverisë austriake për të shpejtuar procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Ai do të udhëtojë me homologët e tij sllovenë dhe çekë, Ange Logar dhe Jakub Kulhanek.

“Ky vit, 2021, nuk duhet të humbet përsëri. Dëmi po bëhet më i madh”, tha Schallenberg.

Advertisement

Ai thotë se Ballkani Perëndimor po lufton për një model të jetës dhe paralajmëroi se nëse BE më në fund dështon të mbajë premtimin e saj, atëherë vakumi do të plotësohet nga vendet e tjera.

Sllovenia do të marrë presidencën e BE-së më 1 korrik./Telegrafi/

Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë dhe Çekisë vizitojnë Shkupin dhe Tiranën shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy