Ministri Filipçe: Në prill presim të fillojë vaksinimi masiv i popullatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Deri në fund të muajit prill ose në fillim të majti, nëpërmjet mekanizmit COVAX presim 100 mijë vaksina, ndërsa nga fillimi i prillit shpresojmë që të fillojmë me vaksinimin masiv të popullatës”.

Këtë e tha sot në konferencë për shtyp Venko Filipçe, në të cilën njoftoi për gjendjen epidemiolgjike në vend. Megjithatë, Filipçe tha se duke marrë parasysh ndryshimet që bëhen tek prodhuesit, është e mundur që kjo periudhë kohore të ndryshojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lidhur me prokurimin e vaksinave, pritet që deri në fund të këtij muaji, ose fillimin e tjetrit përmes mekanizmit COVAX, të arrijnë rreth 100,000 vaksina. Theksoj se duke pasur parasysh ndryshimet që ndodhin dhe informacionet nga prodhuesit, kjo mund të vonohet”, tha Filipçe.

Ai tha se ka bisedime me Kinën dhe Rusinë për vaksinat e tyre, por akoma nuk ka datë të saktë kur do të arrijnë.

Advertisement

Filipçe the se sistemi shëndetësor është i gatshëm për vaksinim masiv të popullsisë.

Ndryshe, me vaksinat që për momentin posedon RMV janë vaksinuar 5300 punonjës shëndetësor./Telegrafi/

Ministri Filipçe: Në prill presim të fillojë vaksinimi masiv i popullatës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy