Ministria e Financave në Maqedoni monitoron realizimin e investimeve me mekanizimin KAPEF, në tre mujorin e parë janë rezervuar 558 milionë denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Financave tashmë dy vite monitoron procesin e realizimit të investimeve kapitale nga shfrytëzuesit buxhetorë përmes mekanizmit të vendosur KAPEF, të rregulluar me Ligjin për realizimin e buxhetit të RMV-së për vitin 2021 dhe Ligjin për realizimin e buxhetit të RMV-së për vitin 2022, i cili parasheh shpërblimin e atyre që i realizojnë planet e tyre sipas kritereve të përcaktuara. Sot, nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut u miratua Informacioni për realizimin e investimeve kapitale në tremujorin e parë të vitit 2022.

Sipas mekanizmit KAPEF, shfrytëzuesit buxhetorë deri në fund të tremujorit të parë duhet të kenë realizim prej së paku 15% nga shpenzimet kapitale të planifikuara, në fund të tremujorit të dytë 40 % dhe në fund të tremujorit të tretë 65%. Nëse nuk i arrijnë këto limite, atëherë mjetet rezervohen për shpenzime kapitale në kuadër të buxhetit të shfrytëzuesit buxhetor, pa të drejtë shpenzimi.

“Nëse shfrytëzuesit buxhetorë nga pushteti qendror duke përfshirë tremujorin e dytë të vitit rrjedhës kanë realizuar 40% të shpenzimeve kapitale në nivel të nënprogramit dhe zërit nga buxheti themelor i miratuar duke përfshirë edhe rishpërndarjet e mjeteve, gjegjësisht, duke përfshirë tremujorin e tretë të vitit rrjedhës kanë realizuar 65% të shpenzimeve kapitale në nivel të nënprogramit dhe zërit nga buxheti themelor i miratuar me rishpërndarjet e përfshira të mjeteve, me ç’rast mjetet e rishpërndara u kthehen atyre”, thekson Ministria.

Me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shfrytëzimin e mjeteve nga shpenzimet kapitale të rezervuara, të cilat nuk kthehen, vendos Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me Vendim për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë dhe fondeve ose me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Buxhetit.

Advertisement

“Për ministrin e Financave, Fatmir Besimi, ky është një sistem tashmë i vendosur, që është i njohur për të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë dhe të cilët janë të informuar se nëse nuk arrijnë synimin, mjetet e tyre do të rezervohen. Mekanizmi KAPEF zbatohej edhe në vitin 2021 dhe ndikonte pozitivisht mbi realizimin e investimeve kapitale gjatë këtyre viteve, ku ballafaqohemi edhe me krizë. Kështu, të dhënat tregojnë se në fund të vitit 2021 janë realizuar 79% të shpenzimeve të planifikuara kapitale, ku edhe në vlerë absolute investimet kapitale kanë qenë më të larta se në vitet e kaluara. Gjegjësisht, në vitin 2021, u realizuan investime kapitale në vlerë prej 23.4 miliardë denarëve”, thonë nga MF.

Në tremujorin e parë të këtij viti janë realizuar 12.9% të shpenzimeve të planifikuara kapitale. Gjegjësisht, në tre muajit e parë, përkatësisht nga data 1 janar deri më datë 31 mars 2022, u realizuan 4.9 miliardë denarë, që paraqet 23.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë ose pothuajse 1 miliard më shumë.

Në bazë të zbatimit të mekanizmit KAPEF u konstatua se shfrytëzuesit buxhetorë kanë mjete të pashfrytëzuara prej 558 milionë denarëve, që do t’u rezervohen.

Shfrytëzuesit buxhetorë të pushtetit qendror të cilët i kanë mjetet e rezervuara kur do t’i realizojnë 40% nga shpenzimet kapitale të planifikuara në buxhet, atëherë Ministria e Financave do t’i kthejë mjetet në programet dhe zërat prej nga janë rishpërndarë.

Advertisement

“Si Qeveri vijojmë të jemi të përkushtuar në realizimin e investimeve kapitale edhe krahas krizës energjetike aktuale dhe nevojës për zvogëlimin e ndikimit të saj, me ç’rast miratuam pakon prej 26 masave. Realizimi i investimeve kapitale nënkupton arritje të normave më të larta të rritjes dhe standard më të mirë të jetesës së qytetarëve”, thonë nga MF.

Ministria e Financave në Maqedoni monitoron realizimin e investimeve me mekanizimin KAPEF, në tre mujorin e parë janë rezervuar 558 milionë denarë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy