Misajllovski: Kemi 300 të vdekur për një javë, Qeveria duhet të japë dorëheqje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në konferencë për shtyp, nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski kërkoi përgjegjësi nga ministri Filipçe dhe kryeministri Zaev për gjendjen shëndetësore në vend dhe për të vdekurit.

“Cfarë duhet të ndodhë që dikush të merr përgjegjësi. Për fat të keq, dje kishte 51 të vdekur. Gjatë këtyre ditëve dëgjojmë numra të shumti, mbi 300 persona humbën jetën për një javë. Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend që diksuh të ndjejë përgjegjësi. Kemi spitale të mbushura, njerëzit luten të gjejnë shtrat, njerëzit kërkojnë ndihmë për familjarët dhe miqtë e tyre, ndërsa vaksina nuk ka”, tha Misajllovski.

Ai theksoi se njerëzit për fat të keq shkojnë në Serbi për vaksinim për shkak se Qeveria dhe ministri i Shëndetësisë nuk janë të aftë që të sigurojnë vaksina kundër COVID-19.

Misajllovski kërkoi dorëheqjen e të gjithëve në Qeveri, për shkak se, sipas tij, nuk punojnë asgjë./Telegrafi/

Advertisement

Misajllovski: Kemi 300 të vdekur për një javë, Qeveria duhet të japë dorëheqje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy