Misajllovski: Refuzimi i dorëheqjeve nga Qeveria për rastin tragjik në Tetovë do të thotë se ata nuk kanë moral

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Musajllovski në konferencë për shtyp tha se refuzimi i dorëheqjeve nga Qeveria pas një ngjarje tragjike në Tetovë do të thotë se kjo Qeveri nuk ka moral dhe kjo qeveri nuk ndjen përgjegjësi.

“OBRM-PDUKM nuk kërkon përgjegjësi nga Qeveria për arsye se ka motive personale kundër Zaevit dhe Filipçes, por për shkak se për shkak se janë të paaftë dhe për shkak të hetimit objektiv”, tha Misajllovski.

Sipas tij, nëse Zaev mbron Filipçes atëherë vet kryeministri duhet të japë dorëheqje.

“Cili është fajtor që jemi vendi me vdekshmërinë më të lartë në Evropë nga coronvirusi. Cili është fajtori që nuk ka protokolle për mjekim nga coronavirusi. Cili është fajtor që nuk ka personel në spital, ndërsa familjarët kujdesen për pacientët. Cili është fajtor që nuk kishte vaksina dhe ende nuk po shkon mirë procesi i vaksinimi? Cili është fajtor që populli nuk ka besim në sistem dhe në vaksinim? Cili është fajtor që nuk ka pasur pranim teknik në spitalin modular në Tetovë? Cili është fajtor që nuk ka pasur pajisje kundër zjarrit”, parashtroi pyetje Misajllovski./Telegrafi/

Advertisement

Misajllovski: Refuzimi i dorëheqjeve nga Qeveria për rastin tragjik në Tetovë do të thotë se ata nuk kanë moral shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy