Qëndrimi ynë për Maqedoninë e Veriut nuk është befasi. Ne nuk do të bëjmë pazare me ndërgjegjen tonë, me qytetarët bullgarë dhe të drejtat e tyre, tha nënkryetarja e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Iva Miteva nga partia “Ka një popull të tillë”.

Lidhur me kërkesën e kryeministrit bullgar Kiril Petkov për thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për kontestin me Maqedoninë e Veriut, Miteva kujtoi se në Këshillin e janarit të gjitha palët u bashkuan për qëndrimin e përbashkët të Bullgarisë në shtatë pika, por sipas saj, asnjë nga ato ende nuk janë zbatuar.

“Kemi thënë se kjo është vija jonë e kuqe dhe kështu do të jetë deri në fund”, thotë Miteva.

Sipas saj, fjalët e Petkovit sugjerojnë se “duhet ta lirojmë Maqedoninë e Veriut që të negociojë me BE-në”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ju e dini që ne do të miratojmë kornizën për negociata, do të hapim kapitujt specifikë, por kur të zbatojmë plotësisht marrëveshjet dhe dokumentet e miratuara. Kur situata nuk ka ndryshuar, kur kushtet nuk kanë ndryshuar dhe asgjë nuk ka mbaruar, ne nuk kemi mundësi të ndryshojmë qëndrim”, shtoi Miteva./Telegrafi/

Miteva: Petkov dëshiron ta “lëshojë” Maqedoninë e Veriut që të negociojë me BE-në shkruan Telegrafi.