Mitsotakis: Greqia është mbështetëse e madhe e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Kam pasur disa çështje reale me Marrëveshjen e Prespës, të cilën e ka lidhur qeveria e kaluar. Por e kam respektuar. Ne u përpoqëm të bashkëpunonim me Maqedoninë e Veriut për ta ndihmuar atë në udhëtimin e saj evropian. Por, për t’u afruar me Evropën, duhet të respektohet legjislacioni evropian dhe të bëhet përparim në çështjet që lidhen me sundimin e ligjit”.

Këtë e theksoi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në podkastin britanik “The Rest is Politics”. Mitsotakis foli edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke zbuluar se një nga gjërat që do të bëjnë gjatë ciklit të ardhshëm evropian është rishqyrtimi i procesit të zgjerimit.

“Çfarë do të thotë në praktikë të bëhesh anëtar? Cilat janë ndoshta fazat e ndërmjetme që ne mund të vendosim për këto vende në mënyrë që ata të kuptojnë se ndërsa përparojnë, do të ketë përfitime. Sepse tani duhet të jemi të sinqertë, qytetarët e Ballkanit Perëndimor nuk besojnë se do të bëhen pjesë e familjes evropiane. Është një problem i madh”, tha Mitsotakis.

Ai shpjegoi se ka vende të caktuara, si për shembull Mali i Zi, të cilat po përparojnë dhe duhet të shpërblehen, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një kamxhik dhe për një listë të gjatë gjërash që duhet t’i kontrollojmë dhe t’u themi se nuk po ecën mirë”./Telegrafi/

Advertisement

The post Mitsotakis: Greqia është mbështetëse e madhe e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy