Mizrahi: Nuk mund të ketë hetim kredibil përderisa Zaev dhe Filipçe janë në funksion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rashela Mizrahi nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp tha se “përgjegjësia morale ndjehet dhe as Filipçe, e as Zaevi dhe Grubi nuk e ndjejnë”.

“Njerëzit në spitalin në Tetovë ishin në përgjegjësinë e shtetit dhe autoriteteve shëndetësore. Ata persona tani duhej të mjekohen dhe mos të vdesin si pasojë e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë”, tha Mizrahi.

Ajo tha se hetim duhet të ketë, por jo pse Qeveria dëshiron kështu, por se këtë e kërkon ligji.

“Por, hetimin që e udhëheqin Zaev, Filipçe dhe Grubi bashkërisht me institucionet që ndikohen nga ata, nuk do të jetë objektiv dhe as do të japë përgjigjet e vërteta. Nuk mund të ketë hetim kredibil deri sa në fuqi politike janë këto tre persona”, tha Mizrahi.

Advertisement

Sipas saj, Filipçe, Zaev, Grubi si dhe drejtori i spitalit duhet të japin dorëheqje nga funksionet./Telegrafi/

Mizrahi: Nuk mund të ketë hetim kredibil përderisa Zaev dhe Filipçe janë në funksion shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy