“Mos dilni në mal nëse nuk jeni të informuar për vështirësitë”, thonë Shërbimi i Shpëtimit Malor në rajonin jugperëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shërbimi i shpëtimit malor në rajonin jugperëndimor të vendit është aktivizuar pas aksidentit që ndodhi pak ditë më parë, kur një shtetas danez u rrëzua nga biçikleta dhe përfundoi me lëndime të rënda në Spital. Ekipet e shpëtimit apelojnë për vigjilencë më të madhe, sidomos për aventurierët që pëlqejnë çiklizëm malor, paragliding, aktivitete që sjellin rreziqe të larta, të cilët shpesh kërkojnë ndërhyrje për shkak të aksidenteve, lëndimeve ose zhdukjes.

“Të jenë të informuar mirë për vështirësinë e shtigjeve dhe aktivitetet që planifikojnë të kryejnë, të jenë të pajisur dhe të arsimuar siç duhet dhe të mos harrojmë atë faktorin kryesor të rrezikut gjatë verës, që është dielli, temperaturat e larta, që do të thotë të mbajmë mbrojtëse”, tha Antonio Dodeski -Shërbimi i Shpëtimit Malor të Ohrit.

Të humbur, të çorientuar, të plagosur nga rënia në grykë, janë ndërhyrjet më të shpeshta të shërbimit malor. Këtë vit ekipet e shpëtimit kanë intervenuar në një kërkim që përfundoi me fatalitet, por edhe në një numër të madh të shpëtimit të automjeteve të bllokuara në Galiçicë.

“Ky është fokusi ynë kryesor dhe ne e përshtatim të gjithë përgatitjen për t’iu përgjigjur të gjitha këtyre sfidave. Një numër i madh eventesh mbahen edhe në Galiçicë gjatë sezonit veror. Të cilat përfshijnë një numër të madh njerëzish, prandaj jemi të gatshëm të intervenojmë në çdo mënyrë në çdo situatë”, deklaroi Antonio Dodeski -Shërbimi i Shpëtimit Malor të Ohrit.

Advertisement

Përveç shpëtimit dhe dhënies së ndihmës së parë të lënduarve, një aktivitet i rëndësishëm i Shërbimit të Shpëtimit është edukimi, parandalimi dhe shmangia e aksidenteve në terrene të paarritshme.

“Mos dilni në mal nëse nuk jeni të informuar për vështirësitë”, thonë Shërbimi i Shpëtimit Malor në rajonin jugperëndimor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy