MPB: 124 shoferë të gjobitur në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (06.06.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 gjona, nga të cilat gjashtë për vozitje pa patentë shofer, gjashtë gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

“Gjashtë gjoba janë vendosur për kalim në sinjal të mbyllur – semafor i kuq, shtatë gjoba për mospërdorim të rripit të sigurisë. Kontrollet e qarkullimit rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

The post MPB: 124 shoferë të gjobitur në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy