MPB: 208 gjoba në Shkup, 74 për vozitje të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (08.08.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se gjithsej 208 gjoba janë vendosur në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 74 sanksione për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar, 16 për drejtimin pa patentë shoferi, 21 për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Tre gjoba janë vendosur për përdorimin e celularëve, shtatë për automjetet e paregjistruara, 54 për shkeljet e kryera nga motoçiklistët. Veprimet e intensifikuara kontrollet e trafikut vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion./Telegrafi/

Advertisement

MPB: 208 gjoba në Shkup, 74 për vozitje të shpejtë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy