Njësiti mobil për siguri në trafik, më 2, 3, 4 dhe 5 shkurt ka realizuar kontrolle të shpeshtuara për sanksionim të vozitësve që e tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, edhe atë në autostradën Kumanovë – Veles dhe te qarkorja e Shkupit.

Gjatë këtyre kontrolleve janë sanksionuar 257 vozitës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“5 vetura kanë lëvizur me shpejtë mbi 70 km/h mbi të lejuarën, kurse 45 vetura me 50 deri 70 km/h mbi të lejuarën”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ata shtojnë se kontrollet e shpeshtuara do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës që vijon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MPB: 257 gjoba për vozitje të shpejtë në autostradën Kumanovë-Veles dhe te qarkorja e Shkupit shkruan Telegrafi.