minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Prokuroria e Shkupit ngriti procedurë për grupin që ka dhënë leje vozitje të rreme - Struga.info


Prokuroria e Shkupit ngriti procedurë për grupin që ka dhënë leje vozitje të rreme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prokuroria e Shkupit ngriti procedurë për grupin që ka dhënë leje vozitje të rreme

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ngiriti procedurë kundër tetë punonjësve në MPB. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Të dyshuarit, duke përdorur pozitën dhe autorizimet, për disa qytetarë kanë krijuar kërkesa, kanë zbatuar procedura dhe kanë miratuar përpunimin e lejeve të vozitjes në kategorinë B edhe pse kërkuesit nuk kanë dhënë testin e lejes së vozitjes.

Për një nga të dyshuarit, për shkak të rrezikut për arrati, prokurori publik deri te Gjykata Penale e Shkupit parashtroi kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Për shtatë të tjerë janë propozuar masa të kujdesit, përkatësisht ndalim të vendbanimit dhe obligim që kohë pas kohe të paraqiten në Gjykatën Penale të Shkupit.


MPB-Maqedoni: 36 kallëzime penale për falsifikim të patentave për shoferë

Advertisement

Po ashtu, prokurori publik ngirti procedurë kundër 31 personave të cilët janë paraqitur si kërkues të lejeve të vozitjes edhe pse nuk kanë dhënë testin për leje të vozitjes./Telegrafi/

The post Prokuroria e Shkupit ngriti procedurë për grupin që ka dhënë leje vozitje të rreme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy