MPB Maqedoni: Dibrani ia dha veturën për provë një mujore ndërsa “blerësi” zhduket dhe nuk e telefonon më

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një qytetar nga Dibra i cili ka vendosur në shitje veturën e tij, është mashtruar nga një “blerës” jo korrekt.

Ai rastin e ka paraqitur në polici.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme një dibran ka raportuar në polici se është mashtruar nga një person, të cilit i kishte dhënë veturën për provë para 9 muajve, ndërkaq i njëjti deri tani as nuk i është paraqitur për të konfirmuar nëse do ta blejë të njëjtën e as nuk ia ka kthyer veturën.

“Një 37 vjeçar, banor i Dibrës ka raportuar se është mashtruar nga personi me iniciale F.Q. nga fshati Velebord, komuna e Mavrovës dhe Rostushës. Sipas raportit, ai më datë 18 Tetor 2021 është dakorduar me F.Q. që t’i jepte për provë makinën e tij të tipit “Mercedes S350″ për një periudhë prej një muaji dhe nëse i përshtatet të ia shiste atë. Siç është raportuar në polici, F.Q. nuk ia ka kthyer automjetin dhe as nuk e ka telefonuar për të bërë shitblerjen”, thonë nga MPB.

Advertisement

Rasti është duke u zbardhur.

MPB Maqedoni: Dibrani ia dha veturën për provë një mujore ndërsa “blerësi” zhduket dhe nuk e telefonon më shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy