MPB Maqedoni: Gjithsej 149 gjoba për tejlaim shpejtësie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se kanë pasur aksion të përforcuar për të gjobitur shoferët të cilët tejkalojnë shpejtësinë.

Gjatë aksionit janë shqiptuar 149 gjoba prej të cilave 8 kanë qenë me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësie e lejuar, dhe vetëm 1 automjet është regjistuar me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Sipas vendit se ku janë hasur këto tejkalime të shpejtësisë nga policia, 66 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, dhe 83 të tjerët në autostradë.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

 

MPB Maqedoni: Gjithsej 149 gjoba për tejlaim shpejtësie shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy