MPB-Maqedoni: Gjobiten 213 vozitës të motoçikletave, 103 pa kapelë mbrojtëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kontrollin e përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer gjatë ditës së djeshme për sanksionim të kundërvajtjeve që I shkaktojnë vozitësit e motoçikletave, janë sanksionuar 213 vozitës.

Siç kumtoi MPB, nga të gjobiturit, 56 vozitën pa patentë shofer, 103 vozitës nuk përdorën kapelë mbrojtëse gjatë vozitjes, 11 motoçikleta janë marrë për shkak të patentë shoferit të skaduar dhe shkaktim të zhurmës së madhe, ndërsa u sanksionuan edhe kundërvajtje të tjera.

“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’i respektojnë rregullat në trafik dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MBP-ja.

MPB-Maqedoni: Gjobiten 213 vozitës të motoçikletave, 103 pa kapelë mbrojtëse shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy