MPB Maqedoni: Problemi me numrat amë ka nisur që nga viti 1981

Pinterest LinkedIn Tumblr +
MPB Maqedoni: Problemi me numrat amë ka nisur që nga viti 1981

Ministria e Punëve të Brendshme reagoi në lidhje me brifingun e sotëm për media të kreut të OBRM-PDUKM-së, Hrisitjan Mickoski, i cili tha se mijëra persona ndodhen në Listën Zgjedhore me dy numra amë. Sipas MPB-së, problemi me numrat amë ka nisur në vitin 1981.

Nga MPB thonë se pas zbulimit të gabimit, menjëherë është vepruar në heqjen e këtyre numrave amë dhe kjo procedurë zgjat për një periudhë të gjatë dhe pjesa më e madhe janë hequr.

“Ky fenomen ka nisur në vitin 1981 kur në RMV është vendosur përcaktimi elektronik dhe evidentimi i numrave amë. Procedura për heqjen e numrave amë zgjat për një periudhë të gjatë dhe vazhdon, ndërsa pjesa më e madhe e numrave amë tashmë është anuluar. Deklarata se në RMV ka 20 mijë numra amë të dyfishtë është e pabazuar dhe e paargumentuar”, thuhet në reagim.


Mickoski: Mijëra qytetarë janë në Listën Zgjedhore me dy numra amë

Advertisement

Ata sqarojnë se përcaktimi dhe regjistrimi i numrit amë ka nisur në vitin 1981 dhe është dashur të përfundojë më 31.12.1985, ndërsa në këtë periudhë, thonë nga MPB, janë bërë gabime gjatë përcaktimin dhe regjistrimit të numrave amë./Telegrafi/

 

Advertisement

MPB Maqedoni: Problemi me numrat amë ka nisur që nga viti 1981 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy