MPB Maqedoni: Zjarri në Dolgaec të Dollnenit ende është aktiv, janë hedhur mbi 25 tonë ujë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni informon se sot (15.09.2023) Departamenti i Njësive të Aviacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pas kërkesës së Qendrës së Menaxhimit të Krizave për shuarjen e zjarrit në afërsi të fshatit Dolgaec, Komuna e Dollnenit, ka dërguar helikopterin Bel-412EP dhe në aksion të koordinuar me Zjarrfikësit e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes, janë lokalizuar degët e zjarrit pranë fshatit.

Por, MPB njofton se në pjesë të tjera zjarri është ende aktiv dhe po merren masa për shuarjen e tij. Helikopteri Bel-412 EP deri më tani ka hedhur mbi 25 tonë ujë për shuarjen e zjarrit.

Ditëve të fundit shërbimet zjarrfikëse në RMV janë përballur me zjarre në vende të ndryshme. Ata kërkojnë që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëhen shkaktarë për zjarre.

Advertisement

 

 

The post MPB Maqedoni: Zjarri në Dolgaec të Dollnenit ende është aktiv, janë hedhur mbi 25 tonë ujë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy